Sport

Liverpool dhe Tottenham e kërkojnë mesfushorin e Interit

Liverpool dhe Tottenham do të tentojnë që të sjellin në Premierligë mesfushorin francez, Geoffrey Kondogbia

Pas vetëm një muaji i huazuar në Valencia nga skuadra e Interit, Geoffrey Kondogbia ka filluar të zgjojë interesimin e disa skuadrave.

Franceze në ndeshjet e para të këtij sezoni ka treguar paraqitje shumë të mira, duke qenë pjesë e skuadrës së parë të Valencias.

Kjo ka bërë që dy skuadrat e mëdha angleze, Liverpool dhe Tottenham të tentojnë transferimin e tij.

Kondogbia është i huazuar për një sezon në Valencia me mundësi blerje në fund, por kjo nuk do të ndal këto dy skuadra që të tentojnë transferimin e tij, shkruan Tuttomercatoweb.

Çmimi i Kondogbias është 25 milionë euro. /Express/