Sport

Liverpool i jep një lajm të madh Kloppit

Liverpool është duke rrezikuar ta humber shasin që ta fitojë titullin e Premeirligës.
Pas barazimit pa gola në javën e 27-të me Manchester United, Liverpool do të shpresojë tani në mrekulli.

Të kuqtë janë lider i ligës angleze me 66 pikë, një pikë përpara Manchester Cityt, përcjell lajmi.net.

Por, kjo gjë nuk ka bërë që bordi i Liverpoolit ta humbë besimin në Jurgen Klopp, ku i kanë bërë me dije se do ta mbështesin financiarisht.

Trajneri gjerman do të ketë një shumë rreth 200 milionë euro për transferimet që do t’i bëjë në verë, por duke konsideruar se në këtë shumë do të futen edhe të ardhurat nga shitja e disa lojtarëve. /Lajmi.net/