Sport

Liverpool i prish punë Arsenalit për yllin e Monacos (Foto)

Liverpool ka hyrë në garë për anësorin e Monacos, Thomas Lemar
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është në kërkim të një anësori, pasi ka frikë se Philipp Coutinho mund të transferohet në Barcelonë.

Sipas Le 10 Sport, Liverpool është duke u interesuar për francezin e Monacos, Thomas Lemar.

Skuadra franceze ka thënë se lojtari nuk është në shitje, vetëm nëse ndonjë skuadër paguan klauzolën e tij prej 50 milionë eurosh.

Në garë për Lemar është edhe skuadra tjetër angleze, Arsenal. /Express/