Sport

Liverpool publikon listën e lojtarëve për Ligën e Kampionëve

Xherdan Shaqiri of Liverpool FC poses with the trophy and celebrates the victory at the end of the 2019 UEFA Champions League Final match between Tottenham Hotspur and Liverpool at Wanda Metropolitano Stadium, Madrid, Spain on 1 June 2019. (Photo by Giuseppe Maffia/NurPhoto via Getty Images)

Liverpool ka publikuar listën prej 22 lojtarëve që do të jenë pjesë e Ligës së Kampionëve.

‘Të Kuqtë’ janë kampionët aktual të këtij kompeticioni, andaj do tentojnë ta fitojnë dy herë radhazi.

Në listën e publikuar nuk mungon as emri i Xherdan Shaqiri, i cili në Premierligë këtë edicion ka shijuar shumë pak minuta, transmeton lajmi.net.

Liverpool gjendet në grupin E bashkë me Napolin, Red Bull Salzburg dhe Genk.

Faza e grupeve nuk parashikohet të jetë problem për skuadrën e Jurgen Klopp.

Lista A: Alisson, Elliott, Firmino, Salah, Gomez, Henderson, Keita, Lallana, Lonergan, Lovren, Mane, Matip, Milner, Origi, Oxlade-Chamberlain, Robertson, Adrian, Shaqiri, Fabinho, Van den Berg, Van Dijk, Wijnaldum.

Lista B: Alexander-Arnold, Brewster, Jones, Kane, Kelleher, Larouci, Lewis. /Lajmi.net/

the authorBurbuqe Metolli