Sport

Liverpooli kërkon 40 milionë për Sturridgen

Liverpooli kërkon para të shumta për Daniel Sturridge, i cili mund të shitet në afatin kalimtar të kësaj verë.Mediat britanike shkruajnë se klubi nga ‘Anfield’ kërkon 40 milionë funte nëse 27 vjeçari dëshiron të largohet gjatë kësaj verë.

Sturridge, i cili është në dispozicion për sfidën e së hënës kundër Watford, ka tërhequr interesimin e klubit të famshëm francez, Paris Saint-Germain si dhe është duke u monitoruar edhe nga trajneri i West Hamit, Slaven Biliq.

Sturridge nuk ka mundur të tregojë më të mirën e tij në skuadrën e Jurgen Klopp gjatë këtij sezoni për shkak të lëndimit, i cili e detyroi atë të qëndrojë mjaft gjatë jashtë fushës së blertë.