Ekonomi

Llumnica: Ligji për paga do ta shkatërrojë KEK-un

Nënkryetari i Sindikatës së Re të Korporatës Energjetike e Kosovës, Nexhat Llumnica, sërish ka reaguar ndaj ligjit për paga, duke thënë se ky ligj mund ta shkatërrojë Korporatën Energjetike të Kosovës.

Ai ka shkruar në Facebook se projektligji asgjë nuk ka ndryshuar që nga fillimi sa i përket KEK-ut dhe sipas asaj që e kanë paraparë në njërin nga nenet, i bie që Korporata Energjetike e Kosovës duhet të punojë vetëm në ndërrimin e parë, pa kujdestari, pa orë jashtë orarit, pa ndërrimin e natës, pa punë gjatë fundjavës dhe pa punë gjatë festave.

Reagimi i plotë:

Të ndëruar kolegë punëmarrës të KEK-ut, po e dëgjoj dhe po e shof se disa kolegë nga mosdija po ju keqinterpretojn reagimin dhe Protestat tona për ligjin për paga.
Po e ndiej të nevojshme dhe të domosdoshme që të ju informojë se ky është neni që na përfshin edhe neve në këtë ligji.
DISPOZITAT PËR PAGAT E NDËRMARRJEVE PUBLIKE
Neni 27
Kompetenca për caktimin e pagave në ndërmarrjet publike.
1. Organet kolegjiale drejtuese të ndërmarrjeve publike me kapital mbi pesëdhjetë për qind (50%) shtetëror, miratojnë:
1.1. nivelet e pagave të punonjësve të tyre, brenda koeficientit minimal 1 dhe koeficientit maksimal 7, sipas vlerës së koeficientit të përcaktuar me nenin 23 paragrafi 1. të këtij ligji
Ligjin për paga na e kanë berë sipas dëshirës, duke e shkelur edhe ligjin e punës, sigurisht që se kanë lexuar fare ligjin e punës!
Më ketë delë se, ose nuk janë interesuar, ose na kanë mashtruar!
Ligji i punës përcakton pagesën shtesë si vijon:
Neni 56
Paga shtesë
1. Për punën më të gjatë se orari i plotë i punës, si dhe për punë në ditët e festave shtetërore dhe për
punën e natës, i punësuari ka të drejtë në pagë shtesë, në pajtim me këtë ligj, Kontratën Kolektive dhe
Kontratën e Punës.
2. Të punësuarit i takon paga shtesë në përqindje të pagës bazë, si më poshtë:
2.1. 20 % në orë për kujdestari;
2.2. 30 % në orë për punë gjatë natës;
2.3. 30 % në orë për punë jashtë orarit;
2.4. 50 % në orë për punë gjatë ditëve të festave; dhe
2.5. 50 % përqind në orë për punë gjatë fundjavës.
Kurse në ligjin për paga Neni 23 pika 4 shkruan: Fondi i përgjithshëm për të gjitha shtesat sipas këtij ligji nuk mund të kalojë 8% të buxhetit të pagës bazë të përcaktuar sipas ligjit për ndërmarrjet buxhetore.
Kjo po i bjen se Korporata Energjetike e Kosovës duhet më punuar vetëm në ndrrimin e parë, pa kujdestari, pa orë jashtë orarit, pa ndrrimin e natës, pa punë gjatë fundjavës si dhe pa punë gjatë festave, apo i bjen se ky ligj mund ta shkatërrojë Korporatën Energjetike të Kosovës.
Qytetarë të nderuar deputetët tuaj të cilët jau keni dhenë votën nuk po dinë më ju përfaqësuar,kurse kordinatori për reformat shtetërore z.Besnik Tahiri nuk po ju tregon drejtë kur po thotë se ne jemi kanë kundër, por ky nën ka ardhur si amandament në Kuvend, sepse projekt ligji asgjë nuk ka ndryshuar që nga përpilimi në fillim sai përket kuptimit në këtë nen ky përfshihet KEK-u, dhe munden edhe kështu ju lanë në terrë!
Me respekt nënkryetari i Sindikatës së Re Korporata Energjetike e Kosovës Nexhat Llumnica.

the authorBurbuqe Metolli