Tech

Loja “Pokemon Go” bëhet hit në botë (Video)

Pokemon Go, një lojë e re për celularë, është bërë hit në botë.

Loja ishte tashmë në dispozicion për përdoruesit në SHBA, Australi dhe Gjermani, por ishte e ndaluar për dyqanet virtuale të vendeve të tjera.

Aplikacioni i lejon përdoruesit që të bredhin në një hartë duke përdorur GPS-in e celularit të tyre (vendndodhjen), dhe kështu të kryejnë nivelet e lojës dhe të kapin ndonjë ‘Pokemon’, transmeton Gazeta Express.

Loja e re i ka sjellë miliona fitime kompanisë Nintendo, e cila është bashkë-pronare e lojës. Kërkesa për këtë lojë është aq e madhe sa që regjistrimet e llogarive të reja për momentin nuk janë në dispozicion.

Megjithatë, lojtarët mund të regjistrohen duke përdorur një llogari të Google. Loja përdorë vendndodhjen e celularit dhe hartat e vërteta për të gjetur lojtarët përderisa lëvizin përreth në lojë.

Qëllimi kryesor është për të kapur një “Pokemon”, i cili shfaqet përgjatë rrugës – të cilin duhet të lëvizni përnjëmend me celular në dorë për ta kapur.

Loja ofron një eksperiencë të vërtetë, ku duke përdorur kamerën e celularit ofrohet një pamje live e botës, por me “Pokemonin” në të.

Loja është në dispozicion për celularët Android dhe iOS. Por, për ta shkarkuar lojën duhet të jeni të transferuar në dyqanin virtual në SHBA, Australi, Gjermani ose Mbretëri të Bashkuar.