Sport

Lojtarët që Spalletti i do në Inter në janar

Luciano Spalletti dhe drejtorët sportivë të Interit, Piero Ausilio dhe Walter Sabatini u takuan dje në qendrën stërvitore të skuadrës për të diskutuar rreth planeve për transferimin e disa lojtarëve gjatë janarit.
Takimi u thirr në ish-trajneri i Romës, i cili e ka përsëritur kërkesën e tij për të blerë një lojtar me tipare sulmuese, në mënyrë që të shtojë cilësi sulmuese në skuadër, qoftë ai trekuartist apo anësor, transmeton Express.

Emrat që u diskutuan ishin Javier Pastore i PSG-së dhe Gerard Deulofeu i Barcelonës.

Sa i përket lojtarit argjentinas, Interit ende i duhet ta bindë skuadrën e Ligë 1, përkundër dëshirës së shprehur nga lojtari për t’iu bashkuar Interit, ose ta pranojë një marrëveshje për huazim apo ta lejojë Joao Marion të përdorët si pagesë.

Në lidhje me të dytin, drejtorët e “Zikaltërve” duhet të presin mbi 10 ditë për të parë nëse trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde, e jep dritën e gjelbër për huazimin e anësorit spanjoll, i cili sezonin e kaluar e kaloi si i huazuar te rivali i Interit, Milani. /Express/

the authorE B