Sport

Lojtari i Chelseat “kërcënon” transferimin e ri të Manchester Cityt

Futbollisti i Chelseat, Tieomue Bakayoko ka kërcënuar në njëfarë mënyre lojtarin e ri të Manchester Cityt, Ben Mendy, shkruan IndeksOnline.

Mendy edhe zyrtarisht u bë lojtari i Manchester Cityt, duke u transferuar nga Monaco me shumën 53 milionë funta.

Mbrojtësi anësor, sa ishte te Monaco luajti së bashku me transferimin e Chelseat, Bakayoko, ky i fundit i ka uruar suksese duke e kërcënuar në njëfarë mënyre.

“Urime, unë jam shumë i lumtur për ju. Tani ne jemi kundërshtar ahahah”, ka shkruar Bakayoko në rrjetet sociale.

Francezi ende nuk iu ka bashkuar klubit të Chelseat në seancën stërvitore në Singapor. Sic duket 23-vjeçari debutimin do ta bëjë në ndeshjet e Premier Ligës./IndeksOnline/