Rajon & Botë

Lokalizohet zjarri në Portugali

Zjarrfikësit në Portugali sot kanë lokalizuara zjarrin më vdekjeprurës në historinë portugeze, ndërsa zjarri ende po vazhdon të djeg disa pjesë të vendit, njoftuan zyrtarët e Portugalisë, raporton AP.

Zjarri i madh i cili ka shpërthyer masivisht javën e kaluar, deri tani ka marrë jetën e 64 qytetarëve dhe janë plagosur më shumë se 150 të tjerë, transmeton KosovaPress.