Rajon & Botë

Londër: Shpërthim në metro, ka të lënduar

Nga shpërthimi në një tren në Londër janë lënduar disa udhëtarë, bën të ditur gazeta londineze “Metro”.

Gazetarët kanë raportuar se në tren ka shpërthyer një përmbajtje e vendosur në një kovë të bardhë e future në një qese plastike pranë hyrjes së vagonit. Nuk dihet saktë numri i të lënduarve nga ky shpërthim./KosovaPress/