Luajnë lojërat “me fantazma”, tmerrohen kur gjësendet fillojnë të fluturojnë nga tavolina e tyre (Video)

Një video tregon një grup prej tre vajzash dhe një djalë të cilët janë të rrethuar rreth një bordi në një kuzhinë të errët, me ç’rast një pjesë misterioze fluturon jashtë tryezës.

Kjo është një lojë të cilën shpeshherë të rinjtë janë kureshtar ta provojnë kinse për të thirrur “shpirtra nga bota tjetër”, të cilët dhe do ju tregojnë gjëra për të ardhmen e tyre.

Djaloshi është ai i cili qëndron në mes duke shpjeguar gjithë procesin, transmeton Indeksonline.

Ata mbi një fletë e cila ka edhe shkronja të shkruar mbi të, kanë vendosur një objekt të vogël duke thënë se nëse dikush është aty do lëvizë atë.

Dhe përderisa ai është duke folur dhe duke thënë se nuk beson që do të ndodh ndonjë gjë, papritmas objekti mbi flet fluturon. Në këto momente të gjithë të rinjtë bërtasin nga frika dhe fillojnë të ikin.

Shikoni videon.