Kuriozitete

Lufta kineze kundër depresionit – shtrihuni në varr

Njëra nga metodat bizare të cilën e praktikojnë kinezët për të luftuar me depresionin kohë më parë ka shkaktuar interesim në gjithë botën, por edhe habi, pasi që për të luftuar këtë sëmundje duhet shtrirë në varr.

Bëhet fjalë për metodën e luftës kundër depresionit pas divorcit. Këtë meditim “varri” e bëjnë në qytetin kinez Çungking, ku disa gra medituan në varre të hapura në sipërfaqe, ndërsa bëhet fjalë për gra të divorcuara.

Meditimi në varre është ide e Li Taixhie, e cila po ashtu është e ndarë. Ajo sot ndihmon një numër të madh të grave që të luftojnë me pasojat traumatike të ndarjes.

Ajo thotë se personat që janë të dëshpëruar në një mënyrë kanë ndjenjën se janë në afërsi të vdekjes, andaj ka vendosur që të meditojë në varr për të kaluar këtë përvojë. Kur e kuptoi se kjo i ndihmoi, atëherë filloi të promovojë metodën e saj. Ajo shton se meditimi ndihmon të harrohet e kaluara dhe t’i kthehet jetës së re.

Seancat e meditimit në varre janë pa pagesë dhe mbahen çdo disa muaj.