Rajon & Botë

Luftë me kohën për të shpëtuar të mbijetuarit nën rënojat e një shkolle

Ekipet e shpëtimit janë duke luftuar kundër kohës për të shpëtuar disa të mbijetuar që kanë ngecur nën rrënojat e një shkolle në Mexico City, e cila u shkatërruar pas tërmetit të së martës.

Njëri nga të mbijetuarit besohet të jetë një vajzë 13 vjeçare, e cila mendohet që është duke u strehuar nën një tavoline, kanë bërë të ditur disa zyrtarë.

Të paktën 21 fëmijë dhe pesë të rritur kanë vdekur kur kjo shkollë ishte shembur, përderisa shumë të tjerë janë të zhdukur.

Kjo shkollë është njëra nga ndërtesat e shkatërruara nga tërmeti.

Deri më tani 230 persona kanë vdekur si pasojë e tij.