Aktuale

Lumezi takon komandantin e KFOR-it, ja për çka flasin

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka pritur sot në takim komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci.Lumezi gjatë takimit e ka njoftuar komandantin e KFOR-it për funksionimin dhe punën e sistemit prokurorial e në veçanti të Prokurorit të Shtetit, ku ka theksuar se institucioni të cilin e udhëheq ai është i përkushtuar në luftimin e dukurive të këqija si, luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit, terrorizmit, krimeve ekonomike dhe krimet e luftës.

I pari i Prokurorisë së Shtetit, ka theksuar se prokurorët janë të vendosur dhe të gatshëm që të kontribuojnë në forcimin e sundimit të ligjit, si dhe të përballen me sfidat që i ka para i gjithë sistemi prokurorial.

Ndërkaq, komandanti i KFOR-it, Salvatore Cuoci, u shpreh se do të mbetet i përkushtuar që të ketë ambient të qetë, lëvizje të lirë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës, transmeton Klan Kosova.

the authorE B