Aktuale

Lutfi Dervishi shpallet fajtor për rastin “Medicus”

Lutfi Dervishi shpallet i fajshëm për trafikim me njerëz dhe krim të organizuar.
Ky vendim u mor sot në seancën përfundimtare në rastin “Medicus”.

Vendimi vjen pasi është vërtetuar se si pronar i Klinikes Medicus, ai ka kryer transplantime ilegale edhe pse e ka ditur se nuk ka licence për të kryer atë punë.

Bashkë me Lutfi Dervishin akuzohet edhe anesteziologu Sokol Hajdini per lendim të rëndë trupor.

Gjatë shpalljes së aktgjykimit bashkëshorja e tij është revoltuar me vendimin dhe është nxjerrë jashtë sallës.

Madje gjatë largimit nga salla, ajo ka tentuar të nxjerrë diçka nga çanta e saj.

Lutfi Dervishi që ishte pronar i Klinikës “Medicus” në të cilën nga Prokuroria po pretendohet se u krye transplantim i veshkave, akuzohet për trafikim me qenie njerëzore dhe krim të organizuar, ndërsa Sokol Hajdini për lëndim të rëndë trupor.

Pjesë e këtij gjykimi ishte edhe Arban Dervishi, djali i Lutfi Dervishit, por procedura ndaj tij është veçuar, ngase ai ndodhet në arrati.

Urologu Lutfi Dervishi ishte dënuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë me 8 vjet burg në vitin 2013, ndërsa Sokol Hajdini me 3 vjet.

Gjykata e Apelit më pas ia kishte vërtetuar dënimin Dervishit, ndërsa Hajdinit ia kishte shtuar vitet e dënimit me burg nga 3 vjet në 5.

the authorE B