Aktuale

Lutfi Haziri në Kolegjin AAB: Të martën përfundon çështja e demarkacionit

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, para studentëve të Kolegjit AAB deklaroi sot se të martën do të përfundojë çështja e demarkacionit me Malin e Zi. Këto deklarata, kryetari Haziri i bëri sot në kuadër të ciklit të “Debateve për Qeverisjen Lokale në Kosovë”, që po mbahet në hapësirat e Kolegjit AAB.

“Ne jemi në funksion, të martën me e kry çështjen e demarkacionit me malazezt. Ligji me Malazezët është vendimi më i lehtë që Kosova do ta ketë të martën. Nëse ky ligj që tri vite e gjysmë, nuk ka mundur të miratohet, imagjinone se sa i rëndë do të jetë vendimi i dytë, miratimi i komunave me shumicë serbe që Qeveria ka me e miratu.Pastaj, dialogu me Serbinë, kufiri me Serbinë. 72% e territorit kufitar të republikës sonë është me Serbinë”, theksoi kryetari Haziri.

Ai tha se me Shqipërinë nuk kanë pasur probleme me kufirin as me Maqedoninë dhe arsyeja, sipas tij, është se 800 hektarë ju kanë falë me kushtin që Maqedonia të pranojë pavarësinë e Kosovës.

Në këtë ligjëratë për studentët e AAB-së, kryetari Haziri foli edhe për sfidat dhe përvojat e tij gjatë qeversijes së komunës së Gjilanit, me fokus të veçantë në arsimin, shëndetësinë dhe sektore të tjera të rëndësishme të një komune dhe u ndal edhe tek banorët ku tregoi që Gjilani është komuna me numrin më të madh të mërgimtarëve në Kosovë.

“Fokusi im ka qenë tek zgjidhja e problemeve të banimit social e cila është e panjohur dhe nuk njihet si politikë banimi në Kosovë, banimi është problem familjar ,unë e kom zgjidh problemin e banimit social të qytetarëve në Gjilan si një problem serioz dhe kom mbërri që për tri vjet me e definuar politikën e banimit dhe me fillu me zgjidh problemin e banimit për familjet që kanë qenë pa banim të zgjedhur Arsimi si sektor, me ndërtimin e shkollës së arteve ecila nuk është komunalë është regjionale shkolla e e mesme e mjekësisë dhe e arteve ne kemi me arrit me i përgatit për universitet këtu . Gjilani është komuna me numrin më të madh të mërgimtarëve. Është gjenerata e tretë që ka lindë në Evropë. 32% e popullatës së Gjilanit janë banorë jo rezident të komunës dhe janë banorë të rregullt në njërin nga shtetet e Evropës kryesisht në Zvicër, Gjermani dhe në Austri”, tha Haziri.

Duke folur për sektorin e arsimit, ai falënderoi Kolegjin AAB për bashkëpunimin dhe ndihmën që i ka ofruar studentëve nga komuna e Gjilanit.

“Me këtë rast falënderoj shumë AAB që pesë student të Gjilanit edhe vitin e kaluar edhe 16 tjerve 5 me bursë të plotë dhe gjashtëmbëdhjetë me bursë një vjecare i ka pranu dhe janë kategori e studentëve këtu”, u shprehë Haziri.

Përveç ligjëratës së Lutfi Hazirit studentët patën mundësi të parashtrojnë pyetje. Ai u pyet për zgjedhjet në parti dhe se a do të mund të zgjidhej ai si kryetar i LDK-së.

“Qershorin e ardhshëm janë zgjedhjet e rregullta politike dhe njëri nga kandidatëve mund të jem edhe unë në këtë proces zgjedhor. Për momentin nuk e kemi në rend të ditës këtë temë”, shtoi kryetari Haziri. /Gazeta KNN