Macron: Pheniani të parandalojë përshkallëzimin e tensioneve

Presidenti francez, Emmanuel Macron bëri sot thirrje për të dëshmuar të gjithë përgjegjshmëri dhe për të parandaluar çdo përshkallëzim të mundshëm të tensioneve, pas disa ditë të mbingarkuara mes Uashingtonit dhe Phenianit.

Macron shprehu shqetësimin e tij përballë përkeqësimit të kërcënimit balistik dhe bërthamor me burim nga Koreja e Veriut. “Komuniteti ndërkombëtar duhet të ndërmarrë veprime të përbashkëta, të vendosura dhe me efikasitet për të nxitur Phenianin për të rinisur pa kushte rrugën e dialogut”, shtoi ai.

Së bashku me anëtarët e tjerë të Këshillit të Sigurimit, Franca i kërkoi Koresë së Veriut për të përmbushur menjëherë detyrimet e saj ndërkombëtare dhe të vijojë me ç’armatosjen e plotë në mënyrë të verifikueshme dhe të pakthyeshme të programeve të saj bërthamore dhe balistike.

Emmanuel Macron siguroi gjithashtu aleatët dhe partnerët e Francës në rajon për solidaritet në periudhën aktuale./KosovaPress/