Sport

Madheshtore – Finale kosovare mes Majlinda Kelmendit dhe Distria Krasniqit në Budapest

Në Budapest do të kemi finale kosovare në xhudo.

Dy xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi, do të takohen në finale përballë njëra tjetrës në Grand Prix, që po mbahet në kryeqytetin e Hungarisë, Budapest.

Krasniqi ka arritur që të mposht me ippon xhudisten rumune, Larisa Florian, për të kaluar në finale ku do të takohet me bashkëvendësen, Majlinda Kelmendin.

 Edhe Kelmendi dy ndeshjet e saj i fitoi me ippon për t’u kualifikuar në finale.

Ky është edhe një sukses i radhës për xhudon kosovare. /