Rajon & Botë

Madrid, protestë kundër Katalonjës

Në Spanjë u organizua një protestë e cila në mbrojtje të unitetin e vendit, duke u kritikuar iniciativat pro-pavarësisë së Katalonjës, me thirrjen e partisë djathtiste ekstremiste Falange dhe disa organizata joqeveritare me të njëjtën pikëpamje.

Në protestën e organizuar në qendrën e kryeqytetit të Spanjës, Madrid, morën pjesë rreth 1500 persona. Pjesëmarrësit të cilët mbanin në duart e tyre flamujt e Spanjës, brohoritën me slogane “Katalonja është Spanja”, “Rroftë Spanja”.

Në një deklaratë u njoftua se protesta është organizuar si reagim ndaj dënimeve të dhëna nga ana e Gjykatës së Lartë për 14 persona me 3 deri në 4 vite burg për një veprim të bërë në librarinë katalonase në Madrid “Libreria Blanquerna”. Disa demonstrues të grupeve ekstremiste djathtiste të cilët mbanin parulla me mbishkrime “Nuk është krim të mbrosh unitetin e Spanjës”, kërkuan që të lirohen 14 personat të cilët gjenden në burg dhe të hiqen akuzat ndaj tyre.

Ndërsa një zyrtar i Partisë Falange, në fjalimin e tij të mbajtur gjatë protestës, tha se “Kjo protestë është bërë për Spanjën. Nuk mund të na frikësojnë, do të vazhdojmë të luftojmë për atdheun tonë. Mbrojtja e unitetit të atdheut nuk është një krim ideologjik, por është domosdoshmëri.”

Më 11 shtator 2013, gjatë kremtimeve të festës kombëtare të Katalonjës Diada, një grup ekstremistësh kishin bastisur librarinë katalonase në Madrid, ku kishin brohoritur me sloganet “Katalonja është Spanja”, ndërsa gjatë përleshjeve ishin lënduar 5 persona. Pas hetimeve në lidhje me këtë ngjarje, 14 të akuzuarit ishin dënuar nga gjykata e qyteti me nga 6 deri më 8 muaj burg. Ndërsa Gjykata e Lartë duke e prishur këtë vendim, për shkak “diskriminimit ideologjik” kishte vendosur që të akuzuarit të dënohen me nga 3 vite e 11 muaj dhe 4 vite e 2 muaj burg.