ShowBiz

Majk po kalon kohë të çmueshme pranë këtij personi

Majk këto ditë është shumë i angazhuar në koncerte.

Reperin Majk angazhimet në mbrëmje muzikore nuk e ndalin të gjejë kohë të lirë edhe për familje, shkruan lajmi.net.

Ai ditën e sotme e nisi pranë vogëlushit të tij, Roan, të cilin e kishte dërguar për t’u relaksuar tek lodrat.

Majk e filmoi atë teksa po shijonte lojërat, ndërsa sigurisht se që të dy kënaqen në shoqërinë e njëri-tjetrit.

Për ndryshe, “Malena” titullohet projekti i fundit i Majk, këngë kjo që erdhi në duet me Getoar Selimin. /Lajmi.net/