Aktuale

Mali i Zi dëbon pesë persona për shkaqe sigurie

Ministria e brendshme e Malit të Zi ka dëbuar një person nga ky shtet për një periudhë prej 90 ditësh deri në një vit, me shpjegimin se ka arsye për sigurinë e brendshme për këtë vendim.

Autoritetet e atjeshme pritet t`i dëbojë në ditët e ardhshme edhe katër persona të tjerë nga Budva, Bari dhe Podgorica, raportojnë mediat malazeze.

Sipas raportimeve të këtyre mediave, at a janë njerëz që kanë jetuar në Malin e Zi për vite, por nuk kanë shtetësi të këtij vendi, transmeton Klan Kosova.