Sport

Malta e pret Kosovën për herë të parë në histori – formacionet zyrtare

Për herë të parë në histori, Malta do ta presë Kosovën në një ndeshje me karakter garës mes skuadrës së fundit dhe liderit të Grupit 3 të Ligës D në Ligën e Kombeve të shtunën.

Kosova, që nuk di të humbasë këtë vit dhe ka dy fitore dhe dy barazime në katër ndeshjet e para në Ligën e Kombeve, do të synojë ta ruajë pozitën e parë në Grupin 3 dhe ëndrrën për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës D për ta siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian 2020, raporton Gazeta Express.

Forma e Maltës, në anën tjetër, është tejet e dobët, pasi nga katër takime në Ligën e Kombeve nuk e ka asnjë fitore sepse ka barazuar dy herë dhe është mposhtur dy hera tjera, përfshirë humbjen 3-1 nga Kosova në Prishtinë.

Qëllimi i “Dardanëve” është të kthehen të fitorja, pas barazimit në udhëtim ndaj Ishujve Faroe, dhe ta ruajnë epërsinë prej dy pikëve ndaj Azerbajxhanit në krye të tabelës, me këtë të fundit që përballet me Ishujt Faroe në këtë xhiro.

Kosova e fiton grupin nëse triumfon ndaj Maltës dhe Ishujt Faroe e mposhtin Azerbajxhanin.

Kosova do ta presë Azerbajxhanin, me të cilin barazoi në Baku, të martën në xhiron e fundit të Grupit 3.

Formacionet zyrtare të të dy skuadrave:

Malta:

Kosova:

the authorBurbuqe Metolli