Sport

Man City me dy mungesa të mëdha në derbin kundër Arsenal

Dyshja e Manchester Cityt, John Stones dhe Sergio Aguero do të mungojnë në derbin kundër Arsenalit, por Pep Guardiola shpreson që David Silva të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër ‘Emirates’.

Këtë e ka konfirmuar Pep Guardiola në konferencën për shtyp, para ndeshjes së fundjavës.

I pyetur për situatën e Stones, Guardiola ka shtuar: “Ai është i lënduar. Nuk e di se kur do të kthehet”.

“Edhe Sergio është jasht, ai nuk po stërvitet akoma”.

Derbi mes Arsenal dhe Manchester Cityt luhet ditën e diel, me fillim nga ora 17:30./Lajmi.net/