Sport

Man Utd gjen zëvendësuesin e Pogbas, është lojtari që po shkëlqen në Francë

Manchester United po përgatitet për një merkato të fuqishme, pas një sezoni të dobët që patën këtë vit.

‘Djajtë e Kuq’ janë duke hartuar një plan afatgjatë për të ardhmen, andaj synimi kryesor mbetet lojtarët premtues.

Në vazhdën e spekulimeve se Paul Pogba do të largohet nga ‘Old Trafford’, United ka gjetur zëvendësuesin e tij, transmeton lajmi.net.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Lyon, Tanguy Ndombele, i cili po shijon një edicion brilant në Francë.

Por siç raporton Metro, skuadra e Solskjaer nuk e ka ndërmend të dërgojë një ofertë për Ndombele para se Pogba të bëjë i pari lëvizjen.

Lyon kërkon 88 milionë funte për lirimin e talentit francez, shumë kjo që duket se nuk paraqet problem për Manchester United. /Lajmi.net/