Manchester United po diskuton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Everton, Richerlison.
Sipas ‘The Telegraph’, trajneri Ole Gunnar Solskjaer po kërkon transferimin e pesë lojtarëve në afatin kalimtar veror, përshirë lojtarë edhe për fazën sulmuese.
Në mesin e këtyre emrave është edhe lojtari që po shkëlqen në fanellën e Evertonit, Richarlison.
21 vjeçari është pjesë e Evertonit që nga viti 2018, dhe në 33 paraqitje në Premierligë ka shënuar 13 gola.
Një tjetër emër shumë i pëlqyer nga Manchester United, është edhe ai i yllit të Borussia Dortmundit, Jadon Sancho./Lajmi.net/