Sport

Manchester United bën plane për largimin e Ibrahimovicit

Manchester United është duke bërë plane ta zëvendësojë Zlatan Ibrahimovicin, i cili pritet të largohet në verën e këtij viti, sipas Yahoo Sport UK.
Ibrahimovicit i skadon kontrata me United në fund të sezonit, por mund të largohet më herët nëse i pranon ofertat nga Major League Soccer apo nga Chinese Super League, transmeton Express.

36-vjeçari është paraqitur shtatë herë për United në të gjitha garat që prej rikthimin nga lëndimi i rëndë në gju në nëntor./Express/

the authorE B