Sport

Manchester United kërkon dy lojtarë në merkaton e dimrit

Trajneri i Manchester United ka thënë se “Djajtë e kuq” po kërkojnë një ose dy lojtarë në janar, nëse të duhurit është e mundshme për t’i blerë.

Manchester United kanë pasur startin më të keq në 30 vitet e fundit në Premier League dhe Solskjaer e ka pranuar se pamundësia për ta komponuar sa duhet skuadrën, ka kontribuuar në këtë.

“Janari është merkato e vështirë. Por nëse lojtarët e duhur është e mundur për t’i marrë dhe me çmimin e duhur, jam i sigurt që do të shpenzojmë”, tha ai për SkySports. “Paratë i kemi dhe po i vendosim objektivat”, përcjell FaktePlus.

Manchester United luan një ndeshje shumë të vështirë të dielën ndërsa pret Liverpoolin, rivalin historik./FaktePlus