Sport

Manchester United transferon yllin e Francës (Foto)

Jose Mourinho është gati t’ia rrëmbejë nga duart Atletico Madridit sulmuesin francez, Alexandre Lacazette
Sipas të përditshmes sportive franceze, L’Equipe, Manchester United është hedhur në sulm për transferimin e sulmuesit të Lyonit, Alexandre Lacazette

Sulmuesi i Francës ishte pran kalimit te Atletico Madrid, por ekipit nga La Liga i janë ndaluar blerët e lojtarëve për shkak të mos respektimit të disa rregullave.

Kështu, Jose Mouirnho po dëshiron ta shfrytëzoj këtë situatë dhe ta transferoj Lacazette në Old Traffrod. Ai shihet si pasardhës i Zlatan Ibrahimovicit, i cili pritet të largohet nga ekipi.

Lacazette, i cili ka kontratë me Lyonin deri në vitin 2019, ka oferta dhe nga Borussia Dortmundit dhe Arsenalit. /Express/