Sport

Mancini, trajner i ri i Milanit?

Roberto Mancini është kandidat për ta marrë drejtimin e Milanit

Trajneri italian, Vincenzo Montella nuk guxon të gaboj në ndeshjet e radhës nëse dëshiron të mbetet trajner i Milanit.

Sipas mediave italiane nëse Rossonerët nuk arrijnë rezultate pozitave në dy ndeshjet e radhës, ndaj Romës dhe Interit, Montella do të shkarkohet.

Nëse ndodh kjo, drejtimin e Rossonerëve mund ta marrë Roberto Mancini, i cili aktualisht është trajneri i Zenitit në Rusi, shkruan Sport Italia.

Kandidat për ta marrë drejtimin e Milanit janë edhe: Antonio Conte, Carlo Ancelotti, Paulo Sousa, Walter Mazzarri dhe Thomas Tuchel. /Express/