Sport

Marca: Punë e kryer, Reali blindon Ronaldon me kontratën e re (Foto)

Cristiano Ronaldo dhe Real Madridi kanë arritur marrëveshje për rinovimin e kontratës, që do ta mbajë atë në ‘Bernabeu’ deri në vitin 2021, raporton Marca

Sipas Marca, ylli i ‘Los Blancos’, Cristiano Ronaldo, do të shkojë pas hapave të Gareth Bale, Toni Kroos, Luka Modric e Lucas Vasquez, të cilët tashmë kanë rinovuar kontratat me 11 herë kampionët e Evropës.

Marca shkruan se Cristiano Ronaldo do të rinovojë kontratën me Real Madridin deri në qershor të vitit 2021, i cili atëherë do të jetë 36 vjeç. Sipas kësaj të përditshme, marrëveshja tashmë është arritur mes klubit e lojtarit dhe se javën e ardhshme pritet të bëhet edhe zyrtare.

Që nga vitin 2009, kur Ronaldo iu bashkua Realit nga Manchester Unitedi, ai ka shkruar historinë me ‘Los Blancos’ duke thyer rekorde të shumta.

CR7 tashmë është golashënuesi më i mirë në histori të Mbretërve dhe Florentino Perez dëshiron që portugezi të pensionohet në ‘Santiago Bernabeu’ dhe për këtë pritet së shpejti ta shpërbleje më kontratën e re. /Express/