Sport

Marcelo informoi Realin se Neymari nuk është i lumtur në PSG

Neymar është në qendër të vëmendjes pas raportimeve se mund të përfundojë në “Santiago Bernabeu” te rivali më i madh i Barcelonës, Real Madridi.

“Nëse do të kisha pasur mundësin të transferoj një lojtar nga Real Madridi, ai do të ishte Marcelo sepse është shoku im”, kështu kishte thënë Neymar për mbrojtësin e Los Blancos në vitin 2015.

Neymar dhe Marcelo gëzojnë miqësi shumë të mirë. Gjatë verës, Marcelo ka qenë një ndër të parët që ka mësuar për largimin e Neymar nga Barcelona, po ashtu e njëjta gjë është edhe tani për pakënaqësinë e brazilianit te PSG-ja.

Sipas “The Guardiian”, Marcelo e ka informuar Madridin se Neymari nuk është i lumtur në Paris.

Ish sulmuesi i Barcelonës nuk është i kënaqur me taktikat e Unai Emery dhe Marcelo i ka premtuar se do ta ndihmojë për t’u transferuar në “Santiago Bernabeu”.

Neymar e do fanellën e bardhë, këtë e ka vërtetuar vite më parë ku kishte thënë se bashku me Philippe Coutinhon se “ëndërroj të luaj në Madrid”. /Gazeta Express/