Sport

Marco Verrati komenton për herë të parë të ardhmen e tij

Marco Verratti duket se nuk do të largohet nga kampioni francez, Paris Saint Germain.

Ylli italian është lidhur me skuadrat më të mëdha evropiane gjatë këtij afati kalimtar të verës.

Ka qenë Verratti që ka thënë se nuk duhet ta lë PSG-në, por dëshiron që klubi të shpenzojë për ta fituar Ligën e Kampionëve.

“Unë nuk kam nevojë për ta lënë Parisin. Por kësaj radhe dua ta shohë klubin duke shpenzuar për ta fituar Ligën e Kampionëve”, deklaroi Verratti.

“Nëse ndodh që PSG të përforcohet për ta fituar Ligën e Kampionëve unë jam i lumtur për të qëndruar. Çdo vit ata thonë se do të bëjnë shpenzime dhe në fund po shihen rezultatet”, u shpreh italiani.

“Dua të ndërtohet një ekip i fortë, nëse kjo gjë nuk ndodh atëherë do të shohim çfarë do të ndodhë”.

Gjiganti katalunas, Barcelona mbetet skuadra më e interesuar për ta transferuar Verrattin.

the authorE B