ShowBiz

Mariah Carey zbulon një sekret të saj

Mariah Carey ende e kujton një këshillë nga një make up artiste që e ka këshilluar kur ka qenë këngëtarja në moshën 19 vjeç.

Ajo ka treguar se është shumë e vështirë të bindë të gjithë fotografët, sidomos paparacët, që ta fotografojnë vetëm nga ana e djathtë, sepse ajo është ana e saj më e mirë.

Carey ka treguar për “E! Channel” se këtë ia ka thënë një grua, e cila i ka bërë make up-in kur ka qenë në moshën 19 vjeçare.

Këngëtarja tregoi se artistja e make up-it i tha se ana e djathtë ishte ana e saj më e mirë dhe kur të fotografohej ta ruante këtë sekret të vogël për të ngjarë më mirë.

Më pas ajo vetë tha se me kalimin e kohës e ka kuptuar që ana e djathtë ka qenë më e mira, sepse edhe kur ka eksperimentuar me anën e majtë nuk i ka pëlqyer aspak vetja, transmeton KosovaPress.

“Edhe pse ne mendojmë se dy anët e fytyrës tonë janë simetrike, ato nuk janë. Njëra gjysmë është më e mirë se tjetra dhe këtë mund t’ua thonë artistët e make up-it që ju keni”, – ka përfunduar këngëtarja.