Ekonomi

Masat e reja në pakon fiskale ndikon në zhvillimin ekonomik

Këshilli i Investitorëve Evropian (KIE), mirëpret përfshirjen e masave të reja në pakon fiskale duke shprehur qëndrimin pozitiv se këto masa do të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit dhe krijimin e vendeve të reja.

Drejtori ekzekutiv i KIE, Shpend Balija është shprehur se me përfshirjen e masave të reja në pakon fiskale Ministria e Financave po përshpejton dinamiken e punës duke kontribuar në një zhvillim ekonomik në favor të krijimit të vendeve të reja të punës.

Balija ka theksuar se puna e cila po bëhet tani është një indikatorë se Kosova ka filluar të lëviz drejt një prosperiteti dhe të ardhmeje e cila e pozicionon Kosovën më mirë përballë vendeve të rajonit kështu duke ofruar një ambient më të mirë të biznesit për kompanitë vendore si dhe investitorët e huaj./KosovaPress/