Aktuale

Matka mbulohet me mbeturinat (Foto)

Matka apo ndryshe Kanion Matka është një nga peisazhet më të njohura dhe më të veçanta në Maqedoni. Ajo karakterizohet me shumë bukuri natyrore, duke filluar nga madhështia e gurëve, shpellës, kafshëve dhe gjallesave tjera. Është vendi më i preferuar për kalimin e fundjavave për njerëzit, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Kësaj radhe nga portali think24.mk janë siguruar disa fotografi të Matkës, dhe e keqja është se në disa vende të saj, vërehen mbeturina të hedhura, sigurisht nga vetë turistët. Normalisht kjo e shëmton pamjen e Matkës dhe sipas portalit kundërmon edhe erë e keqe.

Sigurisht persona të papërgjegjshëm kanë sjellë pamjen e këtillë të Matkës dhe në të ardhmen autoritetet duhet të ndërmarrin masa për ndalimin e hedhurinave.

Matkë mbeturinat 3

Matkë mbeturinat 2

Matkë mbeturinat 1