Rajon & Botë

May: Ofrojmë propozim serioz për qytetarët e BE-së në Britani

Kryeministrja britanike, Theresa May, deklaroi sot se qeveria e saj ofron propozim fer dhe shumë serioz për Brexit dhe qytetarët e BE-së, të cilët jetojnë në Britani të Madhe, dhe se detaje të këtij plani do të bëhen të ditura të hënën, transmeton KosovaPress.

“Askush nuk do të detyrohet të largohet”, ka thënë për media May në ditën e dytë të samitit të liderëve të BE-së në Bruksel.

Ajo ka shtuar se nuk do të ketë ndarje të familjeve dhe dëshiron që qytetarëve të BE-së, të cilët jetojnë në Britani të Madhe t’iu ofrojë siguri lidhur me çështjen e sigurisë.

Një lloj të tillë të sigurisë, siç është shprehur May, do të dëshironte ta shihte edhe për shtetasit britanikë në BE.

Kryeministrja britanike ka përsëritur se bisedimet për Brexit kanë filluar në mënyrë konstruktive.

Sipas planeve, Britania zyrtarisht do të dalë nga BE-ja në mars të vitit 2019.