Rajon & Botë

May: Do të dëgjojmë shqetësimet e kompanive me rastin e Brexit

Kryeministrja britanike, Theresa May premtoi sot se do t’i kushtojë vëmendje më të madhe shqetësimeve të kompanive me rastin e Brexit, pasi që mbretëresha Elizabeth II zyrtarisht hapi mbledhjen e parlamentit me paralajmërimin e programit qeveritar për dy vitet e ardhshme.

May po ashtu ka zbutur shumë premtime parazgjedhore për reformimin e sistemit të mbrojtjes sociale, arsimimit, menaxhimit të korporatave dhe tregjeve energjetike, transmeton Reuters.