Sport

Mbappe i qet kushte Real Madridit (Foto)

Kylian Mbappe i ka qitur disa kushte Real Madridi
Sipas Diario Gol, ylli i Monacos, Kylian Mbappe ka disa kushte për Real Madridin, e cila ka shfaqur interesim që lojtarin ta transferoj në Santiago Bernabeu.

Mbappe u ka bërë me dije drejtuesve të Los Blancos nuk pranon të transferohet në ‘Santiago Bernabeu’ nëse nuk bëhet ndër lojtarët më të paguar, përcjell Express.

Ai kërkon të bëhet lojtar titullar te Los Blancos, derisa dëshiron pagë të njëjte me Gareth Balen, dhe më të vogël sesa të Cristiano Ronaldos.

Përveç Real Madridit, ylli i ri i Francës kërkohet edhe nga Arsenal e Paris Saint-Germain. /Express/