Rajon & Botë

Mbi 20 liderë të huaj do të marrin pjesë në ceremoninë mortore të Fidel Kastros

Së paku 25 liderë të huaj do të marrin pjesë në ceremoninë mortore të liderit kubanez, Fidel Kastro, kumtoi dje Ministria kubaneze e Punëve të Jashtme.

Ceremonia mortore do të mbahet më 4 dhjetor.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë kumtoi se presidenti amerikan Barak Obama nuk do të shkojë në Kubë për varrimin e Kastros.

“Nëpresidenti Xhozef Bajdën gjithashtu nuk do të marrë pjesë”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Xhosh Ernest.

Pallati i Eliseut gjithashtu kumtoi se  presidenti francez, Fransoa Olland nuk do të marrë pjesë në varrim.

Franca do të prezantohet nga i dërguari i posaçëm i presidentit francez për Amerikën Latine, Zhan Pjer Bell, si dhe nga ministrja e Mjedisit Jetësor dhe Energjetikës, Segolen Rojal