Rajon & Botë

Mbi 300 aktivistë të të drejtave të njeriut u vranë në botë vitin e kaluar

Sipas një raporti, më shumë se 300 aktivistë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, mbrojtjen e mjedisit, lirisë së shprehjes, komunitetit LGBT dhe tokave autoktone në 31 shtete gjatë vitit 2019.

Dy të tretat e këtyre vrasjeve kanë ndodhur në Amerikën Latine, ku mungesa e ndëshkimeve nga organet e drejtësisë është mjaft e theksuar.

Kolumbia, ku është shtuar dhuna kundër figurave që i kundërshtojnë projektet që e dëmtojnë mjedisin, ishte shteti më vdekjeprurës për aktivistët. Vetëm vitin e kaluar, në këtë vend u vranë 103 aktivistë.

Në vendin e dytë ishin Filipinet me 43 vrasje të aktivistëve, të pasuara nga Hondurasi, Brazili dhe Meksika.

Viti 2019 u karakterizuar me disa valë të pakënaqësive sociale, me të cilat u kërkuan ndryshime politike dhe ekonomike në mbarë botën, nga Iraku në Kili, nga Libani në Hong Kong.

Në raportin e hartuar nga organizata “Front Line Defenders”, thuhet se 85 për qind e aktivistëve të vrarë ishin kërcënuar më parë personalisht ose si pjesë e grupeve për të cilat kanë punuar.

Sa i përket strukturës gjinore të viktimave, 87 për qind e aktivistëve ishin meshkuj dhe 13 për qind femra, shkruan “The Guardian”.

the authorGazetaKNN