Aktuale

Mbi 4.700 vëzhgues të vendit dhe të huaj do t’i ndjekin zgjedhjet në Maqedoni

Gjithsej 4.706 vëzhgues të vendit dhe nga bota, bashkë me 354 përkthyes, do t’i ndjekin zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat do të mbahen të dielën.

Në afatin ligjor, i cili skadoi në mesnatë, në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve akreditime kanë kërkuar 4.047 vëzhgues vendorë dhe 659 të huaj.

Sipas të dhënave të publikuara në ueb-faqen e KSHZ-së, prej vëzhguesve vendorë më të numërt janë nga OJQ MOST, e cila do t’i ndjekë zgjedhjet me 3.435 persona, ndërsa prej të huajve më së shumti ka nga Misioni për vëzhgimin e zgjedhjeve OSBE/ODIHR i cili ka akredituar 280 vëzhgues dhe 230 përkthyes./Gazeta Express