Aktuale

Mbiemrat që dominojnë më së shumti në Kosovë

Gashi dhe Krasniqi janë mbiemrat që dominojnë në Kosovë. Ndërsa, emrat me të përdorur në vend janë Bajram e Fatime. Të dhënat janë bërë të ditura në raportin e Agjencionit të Statistikave të Kosovës.

Një shqiptar nga Makoci ka emrin e mbiemrin më të përdorur në Kosovë. Por, si ai ka shumë.

“Nja shtatë Bajram Krasniqa i njoh unë”, thotë Bajram Krasniqi. “Bajram është emër i shpesh se ose është i trashëguar ose ka lind për Bajram”, shton ai.

the authorE B