Aktuale

Mbjellë lëndë narkotike në kopsht, arrestohet

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Kaçanik është arrestuar një i dyshuar mashkull shqiptar, pasi në kopshtin e tij janë gjetur të mbjella tri bimë kanabis sativa rreth 2m të gjata.

Me urdhër të prokurorit janë marrë mostrat e bimëve dhe pastaj janë shkatërruar, po ashtu edhe i dyshuari pas intervistimit është liruar./KP