Rajon & Botë

Mbretëresha e Danimarkës anulon vizitën në Turqi

Mbretëresha e Danimarkës II.Margreth ka anuluar vizitën në Turqi për shkak të sigurisë të brishtë që ndodhet shteti turk në këto momente.

Zyrtarët e Danimarkës kanë konfirmuar anulimin e vizitës dyditore që ishte planifikuar më 17 gusht për arsye sigurie, raporton gazeta turke Sozcu.

Ministri i Jashtëm i Danimarkës, Kristian Jensen duke mos dhënë një datë tjetër tha shkurtimisht “Kur të krijohen kushtet do të caktohet një datë për vizitën”

Para dy ditësh Danimarka ka paralajmëruar Turqinë se nëse kthehet dënimi me vdekje mund të anullohej procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian (BE).

Zëdhënsja e partisë qeveritare Liberale, Michael Astrup Jensen deklaroi se Bashkimi Evropian duhet ta nxjerrë Turqinë nga lista e vëndeve kandidate.

Edhe në fillim të gushtit Kryeministri i Austrisë, Christian Kern ka dhënë një deklaratë të ngjashme me Danimarkën. Kern tha se për shkak të mungesave në demokracinë turke do të fillonte një dialog me liderët e BE për anulimin e dialogut me Turqinë rreth anëtarësimit.