Rajon & Botë

Mbretëresha Elizabetë feston ditëlindjen e 93-të

Meghan dhe Harry e kanë uruar Mbretëreshën me rastin e ditëlindjes së 93-të.
Duka dhe Dukesha e Sussexit i kanë uruar më të mirat Mbretëreshës për ditëlindjen e 93-të, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Këtë vit, ditëlindja e Mbretëreshvs përputhet me festën e Pashkëve, dita më e rëndësishme në kalendarin e krishterë.

Harry dhe Meghan ishin në mesin e atyre që i dëshiruan më të mirat asaj, “Urime ditëlindjen madhështia juaj, zonjë, gjyshe. Ju urojmë një ditë të mrekullueshme! Harry dhe Meghan”, shkruhet në urimin e tyre.

Elizabeta II, , zakonisht feston Pashkët në Kështjellën Windsor duke iu bashkuar anëtarëve të familjes së saj në një shërbim në Chapel të Shën Gjergjit. /Lajmi.net/