Rajon & Botë

Mbyllen dy urat në Stamboll

Ura e Bosforit dhe Ura Fatih Sultan Mehmet janë mbyllur pa kurrfarë arsye, raportojnë mediet turke.

Agjencia e lajmeve Dogan News ka publikuar një video në të cilën shihen veturat dhe autobusët duke u kthyer nga ushtria që ka bllokuar urat në Stamboll.

Në kryeqytetin e Turqisë, Ankara, raportohet se ka pasur të shtëna me armë.
Ndërkaq janë parë gjithashtu edhe aeroplanë ushtarakë dhe helikopterë duke fluturuar mbi qytet.

Sipas disa raportimeve në Tëitter, autoritetet kanë mbyllur dy ura në Stamboll.

Akoma nuk dihet se pse forcat ushtarake turke janë duke patrulluar mbi qiellin turk