Sport

Mbyllet marrëveshja, Berisha kryen nesër testet mjekësore te Sampdoria

Pasi të dyja klubet kanë gjetur gjuhën e përbashkët, Valon Berisha ka kaluar nga FC Salzburg te Sampdoria.
Kosto e transferimit do të jetë 8 milionë euro dhe gjithçka ka lindur nga dëshira e futbollistit për të shkuar në Genoa, pasi javën e kaluar vizitoi ambientet e klubit.

Nesër, Berisha do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të firmosë kontratën për skuadrën italiane.

Pikërisht në ditët e prezantimit të tij, Sampdoria mund të marrë një tjetër Berisha, Etritin, portieri i kombëtares kuqezi.

Valon Berisha ka luajtur 20 ndeshje me kombëtaren e Norvegjisë, por që nga viti 2016 është pjesë e kombëtares së Kosovës. Vëllai i 25-vjeçarit Veton Berisha, luan me Rapid Wien.