Aktuale

Mbytet një person në plazhin e Durrësit

Një i moshuar është mbytur sot te Shkëmbi i Kavajës në Durrës. Viktima është një person rreth 70-vjeç, i cili ishte futur në det për t’u larë por nuk ka mundur të dalë më.

Trupi i pajetë është gjetur në orët e para të mëngjesit nga pushuesit, pasi ishte nxjerrë nga deti në breg.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës, ndërkohë që policia vijon hetimet për rrethanat e ngjarjes.