Tech

McLaren 570S me pamje të re(Foto)

Kompania e njohur për ofrimin e paketave të saj për modifikimin e veturave të Lamborghinit, 1016 Industries tani ofron paketën e re edhe për modelin McLaren 570S.

Saktësisht, fjala është për paketën për aerodinamikën nga fibra të karbonit e cila, ndër të tjera, përfshinë mbrojtësin e përparmë të ri me vrimat për ajër të ridizajnuar, spoilerin e përparmë të ri, set pragjesh, vrimat për ajër në pjesën anësore, spoilerin e pasmë, si dhe kofanon e re, transmeton Koha.net.

Kjo paketë e re për aerodinamikën, po ashtu, në dispozicion është edhe për versionin 540 C dhe 570 GT, si dhe si opsion për zgjedhje është edhe set i ri i rrotave Velos.

the authorE B